Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

456 të sapoinfektuar me koronavirus - 80.5% e tyre nuk janë vaksinuar

Foto: BGNES

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 456 raste me koronavirus nga 15 637 testimet e kryera. Pothuajse 3% e mostrave kanë dhënë një rezultat pozitiv. 80.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 126, në Varna - 56 dhe në Plovdiv - 38. Janë 4613 pacientë në spital - 527 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 35 persona kanë vdekur – 77% e tyre nuk janë imunizuar. Të shëruarit janë 241. Rastet aktive janë 96 008. Dje janë bërë 3919 doza të vaksinave kundër koronavirusit. 1 872 504 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. 218 270 kanë marrë një dozë përforcuese.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD