Gjatë Vitit të Ri, personeli në administratën shtetërore do të pakësohet me 15% nëse qeveria zbaton marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit. Sipas Ministrit të Financave dhe zëvendëskryeministrit Asen Vasilev, rreth 30 000 punonjës do të duhet të shkojnë në bursën e punës.
Secili ministër ka për detyrë të inspektojë strukturat joefikase për të cilat është përgjegjës dhe të propozojë pushime nga puna, tha së fundmi për bTV Asen Vasilev. Sipas tij, vetëm në administratën qendrore punojnë rreth 250 mijë persona. Sipas Ministrit, për “optimizimin” do të kontribuojë edhe fakti që drejtoritë e dubluara në çdo ministri dhe në çdo strukturë shtetërore do të kalojnë nën një “kapelë” të përbashkët, duke ofruar shërbime të përbashkëta. “Aktualisht jemi në shkallën më të ulët të papunësisë dhe nëse ka një moment kur tregu i punës mund t'i marrë këta njerëz, ky moment është pikërisht momenti i tanishëm”, tha ai.
Nëse pushimet nga puna kryhen shpejt dhe në bazë të numrave të paralajmëruar, kjo do të krijojë tension në shoqëri, sipas ish-Ministres së Çështjeve Sociale dhe Ekspertes së politikave sociale Hristina Hristova. Protesta të ardhshme u parashikuan edhe nga kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/, Ljubosllav Kostov: “Unë mund t'ju garantoj këtë, pasi 30 000 njerëz do të thotë një të pestën e shkallës totale të të papunëve në të gjithë vendin. Është një ngritje e madhe."
"Mendoj se çdo njësi administrative duhet t'i nënshtrohet një analize serioze dhe cilësore”, tha Hristina Hristova. - Në një analizë të tillë, mund të rezultojë se disa agjenci në sferën sociale kanë kapacitete të ulëta administrative dhe kanë nevojë për fuqizim në vend të reduktimit - pa përmendur kushtet e punës në to, punonjësit socialë dhe profesionistët dhe pagën e tyre të pamjaftueshme. Shumica e këtyre profesionistëve punojnë drejtpërdrejt me njerëz, duke përfshirë grupet e cenueshme, me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të vetmuarit, të cilët kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje sociale. Në përgjithësi, kjo do të jetë e vështirë”.
Sipas ekspertes sociale ka administrata të mëdha si në ministri ashtu edhe në komuna, prandaj nevojitet një koordinim urgjent me Agjencinë e Punësimit. Ajo rekomandoi gjithashtu që Plani i Punësimit 2022 të parashikojë masa rikualifikimi, pasi shumë prej të pushuarve nga puna do të kenë nevojë për trajnim përpara se të shkojnë në tregun e punës. “Këta janë njerëz si ne të gjithë, me familjet dhe problemet e veta, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe t'i mbështesim”, apeloi Hristina Hristova.
Përpiloi: Diana Cankova, siças intervistës së Graciella Ingellskës nga BRN – “Hristo Botev”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivMë 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..