Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla bullgare në Milano e priti Babagjyshin e Krishtlindjeve dhe shikon me optimizëm drejt Vitit të Ri

10
Foto: Facebook/scuolabulgaramilano

“Babagjyshi, unë nuk dua peshqesh për veten time, por, të lutem të bësh kështu që macja ime të kthehet në shtëpi...”Letra e një fëmije bullgarë në Milano tanimë mbërriti në Lapland, kurse nxënësit e shkollës së ditës së diel “Pejo Javorov” në qytetin italian e pritën Plakun e dashur me një festë kushtuar  Krishtlindjeve.

Në ditët përpara festës lumturia e bullgarëve të vegjël në Milano matet në vjersha të mësuara, melodi, hapa vallëzimi. Në ndryshim nga viti i mëparshëm, kur  Italia Veriore u bë një paralajmëtare e realitetit pandemik për të gjithë ne, fëmijët në shkollën e së dielës për këtë Krishtlindje patën një festë të vërtetë. Dhe pasi saja me dhuratat ndaloi diku afër tyre, ata morën dhuratat e dëshiruara dhe besuan në mrekullitë e kërkuara. Dikush shpresonte të merrte një lodër ose send tjetër, një tjetër kishte dëshiruar më shumë lojëra dhe një i tretë ishte gati të realizonte ëndrrën e tij për të festuar Krishtlindjet me gjyshërit e tij në fshat. “Çdo një fëmijë është një botë e veçantë dhe dëshirat e tij janë një pasqyrim i botës, në të cilën jeton”, thotë drejtoresha e shkollës Gergana Hristova.

Si ndikoi ky vit rraskapitës për të gjithë ne në procesin mësimor në shkollën bullgare në Milano?

“Ky ishte një vit jashtëzakonisht i vështirë, por nga vështirësia lëndën dhe gjëra shumë të bukura - përgjigjet ajo. Në fillim fare, pandemia për ne ishte një goditje e vështirë, sepse roli dhe misioni ynë është që ne t’i bashkojmë njerëzit, të këmbejmë ide dhe të jemi bashkë. Por, në sajë të ndihmës së marrë, mundëm shumë shpejt të organizojmë një arsim me cilësi në distancë me pedagogë universitarë. Aktualisht kemi mundësi të arsimojmë fëmijë jo vetëm nga Milanoja, por dhe nga e gjithë Italia e Veriut madje dhe nga Azia.”

Rreth njëqind fëmijë bullgarë çdo dite të diel kanë takim me gjuhën e vet amtare, me historinë dhe traditat. Përveç mësimit në distancë, ata kanë mundësi të vizitojnë dhe orët e mësimit në klasë, të komunikojnë dhe të luajnë, të krijojnë miqësi. Kur gjatë vitit 2014 themelohet shkolla, pjesa më e madhe prej tyre e flasin gjuhën e vet amëtare, sepse kanë lindur në Bullgari - në ndryshim nga fëmijët më të vegjël sot, të cilët mësojnë në bazë të metodologjisë  për mësimdhënien e gjuhëve të huaja.

“Në fakt nuk është e çuditshme, që jo të gjithë fëmijët  e flasin gjuhën bullgare, meqenëse varet shumë nga familja - sqaron drejtoresha. Në familjet më të mëdha me më shumë anëtarë - me gjyshe dhe gjysh, me xhaxha dhe xhaxheshë në Bullgari, udhëtohet më shpesh dhe tek ta mirëmbajtja e gjuhës bëhet mjaft më lehtë.  Por, ka dhe familje, në të cilat vetëm njëri nga anëtarët e familjes është mbartës i gjuhës. Aty shpesh formohet një zhgënjim, sepse pavarësisht nga energjia, dëshira dhe dashuria të investuara, rezultatet vijnë shumë me ngadalë dhe me vështirësi të mëdha. Pikërisht këto familje kanë një nevojë më të madhe prej nesh si një motivues i jashtëm, i cili mundet ti përkrahë."

Një nga pyetjet e mëdha e cila qëndron përpara shkollave bullgare jashtë kufirit është sesi t’i shtyjnë fëmijët të interesohen nga çdo gjë, që përfaqëson dhe e mishëron  Bullgarinë.

“Mundohemi në bazë të mënyrave të ndryshme t’i motivojmë fëmijët, përfshi dhe me mësime jashtëshkollore si teatër dhe valle popullore - thotë Gergana Hristova. Kështu, në festën e Krishtlindjes secili u paraqit sipas interesave dhe mundësve të veta.”

Për këto 7 vjet, qëkurse ekziston shkolla e ditës së diel në Milano, lind një bashkësi shumë e lidhur dhe e afruar prej prindërve, të cilët bashkohen rreth kauzave fisnike dhe qëllimmira. Si kjo të ndihmojnë familjen e atit Stefan të dashur prej tyre, i cili ka ikur nga kjo botë gjatë muajit shtator të këtij viti. Kurse ndërkohë shikojnë me shpresë në të ardhmen. Sipas Gergana Hristovës jeta jonë asnjëherë nuk do të jetë e njëjta, por mundet të bëhet edhe më e mirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/scuolabulgaramilano




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD