Një nga këngët e dashura bullgare kushtuar Krishtlindjeve, të cilën e lidhim me zërin emocional të këngëtarit Nakso nga B.T.R., tingëlloi në një variant të ri interpretuar nga trioja VIVA. Në këtë formacion janë këngëtaret Viktorija Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktorija Ehijanova, të cilat merren me muzikë që nga mosha më e re, por këndojnë së bashku nga viti 2012. Ato janë nxënëse të Qendrës së Arteve “Zornica”, kanë dhjetëra çmime nga konkurse kombëtare, u prezantuan në “Zërin e Bullgarisë,” ndërsa në vitin 2019 ishin finalistet më të reja në festivalin e këngës së re pop dhe rok “Sofja këndon”. Aktualisht të tre janë studente. Viktorija Çeshmexhieva dhe Joana Velikova mësojnë në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ndërsa Viktorija Ehijanova pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” vazhdoi studimet në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vladigerov” në degën “Pop dhe Xhaz”.
Autor i muzikës dhe i tekstit të këngës “Krishtlindjet” është Sllavço Nikollov nga formacioni B.T.R. Ai bëri edhe aranzhimin e ri të këngës në bashkëpunim me Aleks Nushev.
Krishtlindjet erdhën tek ne...
Krishtlindjet me mirësinë e tyre...
Krishtlindjet janë tek ne tani,
Krishtlindjet që vijnë nga përjetësia...
Ne jemi më të lumtur, më të mirë tani,
Po bëhen realitet ëndrrat tona...”
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..