Kuvendi Popullor vendosi me shumicë absolute që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar /TVSH/ që është i ulur në 9% të mbetet deri në fund të vitit të ardhshëm në sektorët e prekur nga epidemia e Covid. Zgjatja e afatit vlen për restorantet, palestrat, librat dhe disa mallra për fëmijë. Për herë të parë, një ndryshim në ligjin tatimor u votua njëkohësisht në dy lexime. Kjo ishte e nevojshme për faktin se ndryshimet duhet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2022.
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i veçantë që i kushtohet arritjes së objektivave për pavarësinë e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse..
Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..
Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..