Bullgaria eksporton vaj trëndafili, livande, balç, barbarozë, kamomil, të cilët kanë çmimet më të larta në tregjet ndërkombëtare. Ato janë standardi me të cilin udhëhiqen të gjitha vajrat e tjera esenciale të prodhuara nga konkurrentët bullgarë. Këtë e tha për BNR Hristo Botev, Gergana Andreeva, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare Bullgare të Vajrave Esenciale, Parfumerisë dhe Kozmetikës. Sipas saj, 96.6 për qind e sektorit është i orientuar drejt eksportit. Hristo Nikollov nga Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Trëndafilit theksoi se viti 2021 ishte i vështirë për sektorin për shkak të komplikimeve me tregjet dhe mbiprodhimit, i cili në vendin tonë vërehet prej 3-4 vitesh. Megjithatë, pavarësisht problemeve, vendi ynë arrin të ruajë pozicionin e tij drejtues.
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..