Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativat bamirëse ngrohin zemrat e vetmuara

| rinovuar më 21-12-24 4.26.MD
Foto: bntnews.bg

Edhe sivjet, në ditën e Krishtlindjeve, fëmijët dhe të rinjtë në jetimoret e tipit familjar, si dhe të akomoduarit në azilet dhe në Qendrën e Krizave të Bashkisë së Sofjes, do ta presin natën e Krishtlindjeve dhe Krishtlindjet me gatime tradicionale të festave.Ngjarjet e bamirësisë janë nën moton "Krishtlindja është për të gjithë", me iniciativë të Kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandakova.

Në qytetet Samokov (Bullgari Jugperëndimore) dhe Gabrovo (Bullgari Qendrore), vullnetarët kënaqën të moshuarit dhe ata në nevojë me dhurata Krishtlindjesh. Falë nismës bamirëse "Bëhu njeri - Samokov" u mblodhën 800 pako me ushqime kryesore, dhe disa nga vullnetarët personalisht vizituan njerëzit në shtëpitë e tyre dhe siguruan ushqim. Në Gabrovo mblodhën 5000 leva (rreth 2500 euro) për të lumturuar të moshuarit nga vendbanimet e vogla të komunës. Fushata ngrohu zemrat e më shumë se 200 njerëzve në zonë, të cilët morën për tryezën festive ushqime të paketuara, ëmbëlsira, një dhuratë të vogël Krishtlindjesh për shpirtin dhe një kartolinë urimi të pikturuar me dorë nga dora e një fëmije. Iniciativa përfshiu organizata vendase, institucionet kulturore, kishën dhe kompanitë që dhuruan produktet e tyre, si dhe një banor të Gabrovos që jeton jashtë vendit.

Në Trojan (Bullgaria Qendrore Veriore), organizata rinore e Kryqit të Kuq Bullgar organizoi aksionin "Engjëjt" për familjet e vendasve të vdekur nga Covid. Ideja e të rinjve është që familjet jetimë të marrin në shenjë dhembshurie një engjëll prej letre dhe të zbukuruar, i cili simbolizon shpirtin e të dashurit të tyre të ndjerë, i cili është me ta gjatë festave.

Në Lloveç(Bullgari Qendrore Veriore), nxënësit e shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja në qytet gëzuan 65 fëmijë nga qendrat e akomodimit të tipit familjar për fëmijë dhe të rinj. Fëmijët organizuan gjithashtu një koncert bamirësie për Krishtlindjet në mbështetje të një fëmije me paralizë cerebrale dhe një prindi me kancer të rëndë.

Në Kotell(Bullgari Lindore) janë mbledhur gjithsej 613 “kuti të së mirës”, të dërguara nga njerëzit nga i gjithë vendi. Në to, donatorët kanë vendosur një dhuratë sipas dëshirës së tyre, duke përshkruar gjininë dhe moshën për të cilën dhuratat janë të përshtatshme. Përveç donatorëve privatë, nisma përfshiu edhe shtëpi botuese dhe kompani. Më shumë se 550 "kuti të së mirës" u dorëzuan në shkolla dhe kopshte.

Në kishën "Shën Nikolla Çudibërësi" në lagjen “Gramada” në qytetin Blagoevgrad(Bullgari Jugperëndimore), vullnetarët përgatitën dhjetëra pako ushqimore për të varfrit, ndërsa në kishën "Shën Dhimitri" në Strumsko mblidhen fonde për familjet e prekura nga zjarri që shpërtheu në një pallat.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria kërkon pagesën e dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë nga Komisioni Evropian prej 653 milionë eurosh

Bullgaria ka riparaqitur një kërkesë të dytë pagese sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë prej 653 milionë eurosh. Kërkesa mbulon zbatimin e 59 etapave dhe objektivave, 20 prej të cilave lidheshin me ndryshime legjislative, njoftoi..

botuar më 25-07-24 9.58.PD

Parashikimi i motit për 24 korrikun

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 19 deri në 23°. Në Sofje do të jetë 21°. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme mbi rajonet lindore me reshje mbi Bullgarinë Verilindore. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë me diell...

botuar më 25-07-23 7.25.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet në lexim të parë në Ligjin për Miratimin e Euros

Nga 8 gushti 2025 deri më 31 dhjetor 2026, çmimet e mallrave dhe shërbimeve duhet të tregohen në leva dhe euro, vendosën deputetët në lexim të parë me ndryshimet në Ligjin për Miratimin e Euros në Bullgari të miratuara në gusht 2024. Gjatë..

botuar më 25-07-23 5.16.MD