Kolendarët nga qyteti Sliven (Bullgaria Juglindore) dërguan një urim virtual për bullgarët në mbarë botën, njoftoi BTA. Për të dytin vit radhazi, iniciatorët e Fondit të Donacioneve Publike - Sliven dërgojnë "Bekimi i Krishtlindjeve nga Sliveni për bullgarët në mbarë botën", për të arritur miqtë dhe të afërmit, pavarësisht se në cilën pjesë të botës ndodhen. Me urimet për shëndet dhe prosperitet, organizatorët shpresojnë të promovojnë folklorin e rajonit Sliven. Në të gjitha fshatrat ende ka grupe kolendarësh që ruajnë traditat bullgare dhe qëllimi i ritualit të kolendarëve është të mbrojë njerëzit nga e keqja, të urojë pjellori dhe gjithashtu të parashikojë të ardhmen e pronarëve të shtëpive.
Ideja për bekimin virtual lindi për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së kolendarëve për të kaluar nëpër shtëpi, si dhe për shkak të shumë bullgarëve që jetojnë jashtë vendit, të detyruar të festojnë larg familjes dhe miqve. Prandaj Fondi i Donacioneve Publike - Sliven u ofroi vatrave të kulturës në rajon që të dërgojnë video me performanca të grupeve të tyre të kolendarëve.Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e..