Edhe pse po dërgojmë një vit të dominuar nga pandemia Covid, pasiguria ekonomike dhe paqëndrueshmëria politike, më shumë se gjysma e bullgarëve (55%) thonë se ishin të lumtur në vitin 2021. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të agjencisë sociologjike “Trend”, të porositur nga e përditshmja e Sofjes “24 çasa” /"24 orë"/, që u zhvillua nga 1 deri më 7 dhjetor 2021. Sipas anketës, shumica e të rinjve kanë qenë të lumtur (gati tre të katërtat), ndërsa njerëzit mbi 70 vjeç e përshkruajnë veten më tepër si të palumtur gjatë vitit të kaluar. Në përgjithësi, vetëm 14% e të anketuarve i cilësojnë 12 muajt e fundit si të mirë për Bullgarinë, ndërsa 79% thonë se viti ishte i keq për vendin tonë. Nga ana tjetër, në planin personal mbizotërojnë vlerësimet pozitive - 46% e të anketuarve, kryesisht bashkatdhetarët më të rinj dhe më të pasur, e vlerësojnë vitin si të mirë për ta, ndërsa 42% e cilësojnë si të keq.
Pandemia dhe problemet shoqëruese rreth saj kanë ndryshuar dukshëm vlerësimet e bullgarëve për dy vitet e fundit në drejtim negativ, thonë sociologët. Krahasimi me rezultatet e përgjigjes së pyetjes së njëjtë në vitin 2019 dhe 2020 tregon se këtë vit njerëzit në vendin tonë kanë qenë më të lumtur se vitin e kaluar, por më pak të lumtur sesa në vitin 2019.
Megjithatë, bullgarët janë optimistë për vitin e ardhshëm 2022. Dy herë më shumë - 47% e të anketuarve janë të mendimit se Bullgaria do të mirëpresë një vit më të mirë, në dallim të atyre që parashikojnë një vit të keq për vendin tonë (24%). Në plan personal trendi po mbetet dhe 52% thonë se presin një vit më të mirë për veten e tyre, dhe vetëm 18% janë pesimistë për 12 muajt e ardhshëm.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon..