Shumë pak veta e dinë se"Vallja e Danubit", e dashur e brezave të tërë të bullgarëve, e cila tradicionalisht tingëllon në çdo shtëpi bullgare në minutat e para të Vitit të Ri, është krijuar në një mbrëmje pranvere. Sikurse e frymëzuar nga fillimi i ri në natyrë, ajo krijon një ndjenjë të jashtëzakonshme të lehtësisë dhe forcës, e cila depërton në çdo një qelizë.
“Vallja e Danubit” është fija e padukshme shpirtërore, e cila lidh milionë bullgarë, pavarësisht se në cilën pikë të botës gjenden, që të mund të forcojë ndjenjën e tyre të bashkësisë dhe përkatësisë fisnore. E vallëzojnë që të gjithë - dhe të rinj dhe të moshuar, madje dhe ata të cilët nuk janë të bindur në hapat e saj, sepse ajo na pushton me gëzimin, i cili buron nga ritmi i saj, dhe këmbët vet fillojnë të luajnë nën tingujt e muzikës.
“Me të vërtetë është vallja e dashur e të gjithë bullgarëve - shënon Iva Todorova nga organizata për kulturë dhe folklor “Taratanci”. E duam kaq shumë saqë nuk mund ta fillojmë Vitin e Ri pa të. Luhet në të gjithë Bullgarinë, por me origjinë është nga veriu. Emri i saj vjen nga vepra e njohur e kompozitorit Diko Iliev, e kompozuar gjatë vitit të largët 1937. Vallja ka emërtime të ndryshme, të lidhura me vendet përgjatë rrjedhës së lumit Danub dhe në Bullgarinë e Mesme Veriore. E njohim akoma si Svishtovsko, Tërnovsko, Severnjashko, kurse hapat e saj - pesë përpara dhe tre mbrapa, tregojnë sesa e rëndësishme është të jemi gjithmonë me dy hapa përpara”.
Nuk është e rastit se pikërisht kjo forcë e madhe, e cila ngrihet si një lutje e përgjithshme nga vallëzuesit, ka veti spastruese dhe shëruese. Energjia, e cila formohet gjatë interpretimit të valles, depërton thellë në trupin e vallëzuesve, që të mund të formojë një rreth të bukur hapash, si një mandallë e ngatërruar në një shpirt të gjallë njerëzor.Format, të cilat i krijojnë hapat e valleve të veçanta bullgare janë gjendur fare rastësisht gjatë vitit 2014 nga krijuesit e rinj të Fondacionit “Taratanci”. Gjatë kohës së forumit të organizuar nga bashkimi “Ide të Bashkuara për Bullgarinë”, ata zbulojnë një metodë novatore për paraqitjen e valleve bullgare, përmes figurave grafike prej hapave të tyre. Vazhdimësia është treguar me ngjyra dhe numra, kështu që çdo një fillestar të mund t’i ndjekë lëvizjet.
“Hapat e “Valles së Danubit” janë shumë interesante. E dimë se figura е valles përsëritet dhe luhet në një rreth dhe në grafikë u formua një imazh që ka pak ngjashmëri me valët e lumit të Danubit.Çdo një formë e valles, të cilën e rikrijojmë e ka sfondin e vet prej vijave me ngjyrë, të cilat tregojnë pulsin metrik, kurse në këtë rast vijat e “Valles së Danubit” janë jeshile dhe blu, që të mund të tregojnë ritmin 2/4. Këto janë dhe disa nga ngjyrat tipike të qëndisjeve të njohura në veshjet popullore të krahinave veriore”.
Kuptohet se digjitalizimi nuk është zëvendësues, por një ftesë drejt njerëzve të shkojnë në sallë dhe të njihen aty për aty me folklorin tonë të vallëzimit. Nga ana tjetër, kjo është dhe njëfarë mënyre për ruajtjen e hapave të valleve bullgare të kërcënuara nga zhdukja, të cilat janë shumë pak të njohura dhe nuk luhen në masë. Prandaj organizata vendos për të riprodhuar format grafike të sa më shumë valleve dhe për t'i digjitalizuar. Deri në këtë moment janë ruajtur 40 valle bullgarë nga më shumë se 300 të njohurat. Është e gëzueshme se gjithnjë e më shumë të rinj drejtohen ndaj valleve popullore, që të mund të lidhen me rrënjën bullgare.
“Mbase është e koduar brenda tek ne, edhe sikur të mostë jemi të sigurt në hapat e saktë, na drejton ritmi - vë në dukje Iva Todorova. Krahas me “Vallen e Drejtë”, “Vallja e Danubit” është kthyer në një himn kërcimi të cilin që të gjithë e njohim. Dhe nëse duam t’i tregojmë ndonjë të huaji për folklorin tonë, më në veçanti në ndonjë festë , nuk ka sesi të mos i prezantojmë “Vallen e Danubit”.
Sivjet “Taratanci” fitoi çmimin evropian për një trashëgimi kulturore “Evropa Nostra” për digjitalizimin dhe ruajtjen e valleve bullgare. Çmimi është një stimul i madh dhe një njohje e merituar për punën e tyre, kushtuar bashkimit të bullgarëve dhe ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: taratanci.com, YouTube
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..