Bullgaria e nis vitin e ri 2022 pa buxhet të votuar, që është një precedent në historinë tonë të re. Sipas të dhënave të parashikimit, në fund të dhjetorit 2021 thesari i shtetit është në deficit prej katër miliardë levash (pak mbi 2 miliardë euro), ose 3% e PBB-së. Deri në votimin e kornizës së re financiare, pagesat më të rëndësishme shtetërore do të kryhen sipas teksteve të Buxhetit 2021. Si rregull, nëse nuk ka buxhet të votuar për një vit të caktuar, çdo muaj vendi mund të shpenzojë 1/12 e ligjit të fundit aktual. Kjo ngrin edhe pagën minimale, e cila është 650 leva (332 euro).
Megjithatë, kufiri i varfërisë po ndryshon, duke u bërë 413 leva (211 euro) ose 44 leva (22 euro) më i lartë se në vitin 2021.
Kabineti bëri të ditur se synon që korniza e re financiare të jetë gati deri në fund të shkurtit, por në parlament është dorëzuar një projekt-ligj për të zgjatur buxhetin e 2021 deri në fund të marsit.Para ceremonisë për dorëzimin e çmimeve "Menaxheri i Vitit", presidenti Rumen Radev njoftoi se do të mbledhë Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor më 11 nëntor. I pyetur nëse do të apelojë Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve për..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri, Kërkime Shkencore dhe Energji, ndërsa në seancën u ftua edhe Komisioni për Kulturë. Seancat..
Temperaturat minimale të martën do të jenë midis minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri në 15°, në Sofje rreth 12°. Në..
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje..