Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska foli në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken për "grumbullimin destabilizues të trupave ruse në kufirin me Ukrainën", vihet në dukje në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Biseda është me kërkesë të palës amerikane. U diskutua nevoja për një qëndrim të bashkuar për mbrojtjen e vendeve të NATO-s.
Blinken ripohoi angazhimin e SHBA për mbrojtjen e përbashkët në rast agresioni kundër një anëtari të Paktit. U diskutua gjithashtu për kërkimin e de-përshkallëzimit të tensioneve, “përmes përmbajtjes, mbrojtjes dhe dialogut”.
Biseda ishte pjesë e konsultimeve të përbashkëta të Blinken me ministrat e jashtëm të 9 vendeve lindore të NATO-s - Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..