Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partitë në pushtet do të kërkojnë një qëndrim të përbashkët për Maqedoninë e Veriut

Krisitijan Vigenin
Foto: BGNES

Nuk ka vend për improvizime mbi temën e Maqedonisë së Veriut, ka shkruar në Facebook nënkryetari i Parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe ish-Ministër i Jashtëm Kristijan Vigenin. Komenti ka të bëjë me qëndrimin e Sllavi Trifonov, lider i partisë bashkëqeverisëse “Ka një popull të tillë”, i cili vendosi si kushte për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shkupit në BE heqjen e vizave amerikane për bullgarët dhe hyrjen e Bullgarisë në Shengen.

"Ruajtja e marrëveshjes së gjerë politike dhe bashkëpunimi midis institucioneve është çelësi për mbrojtjen e suksesshme të interesit bullgar," shkroi Vigenin.

Është e qartë se Bullgaria është nën presion, por marrëveshjet duhet të zbatohen. Marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk po zbatohet. Kështu e komentoi temën bashkëkryetari i partisë në pushtet “Bullgaria Demokratike” Atanas Atanasov para televizionit Nova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta kundër procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në Sofje

Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..

botuar më 24-12-18 6.00.PD

Parashikimi i motit për 18 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..

botuar më 24-12-17 7.35.MD
Viktor Orbán

Pritet që kryeministri hungarez Viktor Orbán të vizitojë Bullgarinë

Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..

botuar më 24-12-17 6.16.MD