Nga data 28 dhjetor deri më 14 janar 2022, Instituti Kulturor Bullgar në Paris prezanton projektin "Kufijtë personalë" të artistëve pamor Jalmur dhe Julian Stankullovi. Ekspozita ndjek eksperimentin e dy krijuesve, të cilët në muajin e fundit të vitit 2021, realizuan artin e performancës në një nga vendet e kultit në Paris - Pont des arts / Ura e Arteve / pranë Luvrit. Në një sferë transparente dy metrash Julian bën provë të kopjojë fjalë për fjalë imazhet dhe realitetin që vëzhgon nga brenda jashtë. Në një video të veçantë, Jalmur dokumenton atë që po ndodh. Del se, në brendësinë e sferës çdo një lëvizje dhe frymëmarrje e Julianit çon në një mospërputhje midis linjave të tërhequra prej tij dhe imazheve aktuale nga jashtë.
Kjo e bën absolutisht të pamundur riprodhimin e saktë të realitetit objektiv.
Shikoni videon nga eksperimenti i Jalmur dhe Julian në Pont des arts!
“Kufij personalë” është një referencë e drejtpërdrejtë për idenë e subjektivitetit njerëzor dhe ekzistencës së pashmangshme brenda botëve dhe perceptimeve tona personale.
Jalmur ka lindur në Stamboll, u diplomua për pikturë në “Çanakkale Onsekiz Mart University“ dhe specializon në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje. Krijon kryesisht në fushën e pikturës, përmes përzierjes së teknikave klasike dhe moderne, duke përpunuar temat për ndjeshmërinë dhe sensibilitetin përmes syve të gruas moderne.
Juliani përfundon Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje dhe e vazhdon arsimin e vet në Kent State School of Art në Shtetet e Bashkuara dhe Mimar Sinan University në Turqi. Gjatë viteve eksperimenton me teknika dhe forma të ndryshme të pikturës, skulpturës dhe fotografisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Instituti Kulturor Bullgar në Paris dhe yandy.eu
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..