6252 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, ose 4334 më shumë të infektuar se një ditë më parë. 73% e tyre nuk janë vaksinuar. 14.6% e 42 828 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 11% të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është rritur në 111 467 veta. Në spital janë shtruar 4477 pacientë. 468 janë në terapi intensive. 887 janë të sapopranuarit në spitale, 83% prej tyre nuk janë të vaksinuar.
157 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor, 142 prej tyre nuk ishin të imunizuar. 1340 u shëruan.
Të martën janë dhënë 24 947 vaksina. 1 921 662 bullgarë kanë përfunduar tërë imunizimin.
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..