Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushimorja Ahelloj nuk është një strehë për gjermanët që janë kundër vaksinave Covid

Foto: Daniella Kostadinova

Banorët e qytetit Ahelloj hodhën poshtë para Radios Kombëtare Bullgare spekulimet e publikuara nga revista gjermane “Spiegel” se gjermanët që jetojnë aty janë kundërshtarë të vaksinave dhe masave kundër Covid. Sipas botimit, gjermanët ikën masivisht në Bullgari, sepse vendi ka një regjim më të lirë kundër pandemisë. Nga kompleksi ku po qëndrojnë të huajt thonë se mysafirët nuk janë kundër vaksinave, kanë certifikata jeshile dhe artikulli është një “gënjeshtër e plotë”. Ka rreth 20 gjermanë në Ahellol, jo 60, siç njofton “Spiegel”. Vendpushimi është gjithashtu shtëpia e çekëve, polakëve, rusëve dhe ukrainasve, thonë vendasit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 20 gushtin 2025

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe lindore, priten reshje të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°,..

botuar më 25-08-19 7.35.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë

“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe vetë Ukrainës. Një paqe që garanton sigurinë e qytetarëve ukrainas, stabilitetin rajonal..

botuar më 25-08-19 5.07.MD

Kërkohen punonjës me paga nga 1077 deri në 13 mijë leva

Sipas të dhënave të Agjencisë Bullgare të Punësimit, janë rreth 11 mijë vende të lira pune nëpër zyrat e punës, njofton gazetarja e BNR, Maria Kostova. Pagat fillojnë nga 1077 leva – që është paga minimale mujore – dhe arrijnë deri në 13 mijë leva për..

botuar më 25-08-19 12.02.MD