Kriza e shkaktuar nga epidemia e Covid-it ka thelluar pabarazitë ekonomike mes kryeqytetit dhe rajoneve të tjera. Deri në këtë konkluzion arriti Instituti për Ekonomi të Tregut në studimin e vet vjetor “Profile regjionale: tregues për zhvillim”, duke analizuar zhvillimin ekonomik, social dhe demografik të rretheve. Del se, një nga rrethet më të prekura është ai veriperëndimor, i cili është dhe mes më të varfërve në Evropë.
I vendosur përgjatë Danubit, qyteti i Vidinit ka treguesit më të dobët për sa u përket të ardhurave dhe standardit të jetesës, sipas studimit. “Shkaqet janë dy - deklaron një dëgjues i Radio Vidinit. Shteti nuk investon mjaft në rajon, kurse pushteti vendas nuk po përgatit projekte të mjaftueshme si për infrastrukturën, kështu dhe për të gjithë zhvillimin e qytetit.”
Karakteristikat e këqija ekonomike shkaktojnë probleme të shumta, mes të cilave dhe demografike. Për shkak të vdekshmërisë së lartë dhe banuesve të shumtë, të cilët ikin nga qyteti, Vidin po vazhdon “të shkrihet”. Kështu vetëm për 10 vjet popullsia e tij është pakësuar me mbi 18%, kurse kjo do të thotë se 1/5 nga njerëzit tanimë nuk janë më aty.
“Qyteti Vidin është një nga zonat e prekura më fortë nga kriza - thotë ekonomistja Zornica Sllavova. Shëndetësia vuan dhe kjo mund të shpjegohet me popullsinë dominuese më të moshuar, tek e cila vdekshmëria nga Covid-19 është më e lartë. Derisa në fund të vitit 2020 bullgari ka humbur mesatarisht nga tre muaj nga jetëgjatësia, kryesisht për shkak të koronavirusit, për banuesit e qytetit Vidin kjo vlerë është një vit e dy muaj.Rezultatet në arsim po kështu nuk janë të mira - pas një periudhe të gjatë të mësimit në distancë notat e provimeve të maturës në matematikë dhe në gjuhën bullgare janë ulur.
Dy qytetet e tjera rajonale në veriperëndim - Montana dhe Vraca, gjithashtu mbeten ndër zonat më të varfra, por ato kanë karakteristikat e tyre. Në Montana aktiviteti ekonomik shënon rritjen më të lartë në vend, të shoqëruar njëkohësisht nga rritja më e ndjeshme e punësimit dhe ulja e papunësisë. Sa i përket qytetit Vraca - produkti i brendshëm bruto për frymë të popullsisë ulet gjatë vitit 2019 - por të ardhurat vazhdojnë të rriten dhe rritja e tyre është më e lartë nga mesatarja.
Sipas eurodeputetit Radan Kënev neglizhenca e problemeve të Bullgarisë Veriperëndimore e kanë kthyer Veriperëndimin në një rajon jotërheqës për investime.
“Kuptimi i financimit evropian është që standardi i jetës dhe shanset përpara njerëzve të rinj në rajonet e ndryshme të barazohen –vazhdon ai. Por në Bullgari shikojmë të kundërtën - më të varfrit dhe të prapambeturit marrin më pak dhe dallimet vazhdimisht po shtohen, që të mund të arrijmë deri në situatën e tanishme kritike, në të cilën dhe perspektivat arsimore, dhe pamja demografike, dhe aksesi tek kujdesi shëndetësor e bëjnë të gjithë Veriperëndimin shumë të vështirë për investime. Është shumë e lehtë të themi - do të tërheqim investues, por aty potenciali njerëzor fillon të shterojë.”
Eurodeputeti e përcakton si “skandaloz” faktin se në Planin e Rimëkëmbjes dhe në buxhetin kombëtar mungon ndërtimi i një hekurudhe cilësore - lidhja Sofja-Vraca-Montana-Vidin.Por më e rëndësishmja, sipas tij, është investimi afatgjatë në arsim për të pasur rezultate më të larta.
Përderisa nuk ka një decentralizim, i cili të drejtojë më shumë resurs në një nivel vendas, bashkitë do të jenë të pafuqishme, mendon Kamelia Llozanova, kryetare e Këshillit Drejtues të Agjencisë për Zhvillim Regjional me një qendër biznesi në qytetin Vidin.
“Asnjëherë nuk është vonë të fillohet ndonjë farë politike për rivendosjen e një regjioni të caktuar - shton ajo. Një nga ecuritë e dobishme është ndërtimi injë segmenti me shpejtësi të lartë - është e çuditshme se pse nuk merituam kurrë një autostradë. Ky seksion me shpejtësi të lartë do të sjellë një farë jetë, sepse aty ku ka rrugë, ka biznes dhe ekonomi. Ky është një hap i vogël, i cili me siguri do t’i japë një gllënjkë ajër biznesit. Dhe nëse fillojnë të bëhen dhe hapa për krijimin e bizneseve të vogla inovative, kjo mund të inkurajojë disa njerëz të rinj të kthehen, kurse disa të tjerë të mbeten në qytet”.
Përpiloi: Diana Cankova në bazë të materialeve të Radio Vidinit - BNR
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..