Për javën e fundit rritja e numrit të të sëmurëve me koronavirus në Bullgari është 111 për qind. Incidenca totale në baza dy-javore për vendin më 7 janar tejkaloi ndjeshëm kufirin prej 500 personash për 100 000 dhe arriti në 548.
Krahasuar me një ditë më parë më 6 janar, shifra ishte 496 pacientë për 100 000 banorë.
Rrethi i qytetit Kjustendill u bë i pari që kaloi nga zona e kuqe në të kuqe të errët të sëmundshmërisë së Covid-19, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare.
Rrethet e qyteteve Dobriç dhe Razgrad kalojnë në zonën e kuqe.
Nga 28 rrethe në vend, vetëm dy Tërgovishte dhe Kërxhali mbeten në zonën e verdhë të pandemisë.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..