Duke u shëruar me sukses nga koronavirusi në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Sofje, animatori me famë botërore Teodor Ushev nuk ndalon së pikturuari dhe së dërguari mesazhe në rrjetet sociale. Teoja është animatori më i vlerësuar bullgar.
Filmat e tij kanë fituar mbi 80 çmime të ndryshme dhe ai ka një nominim për Oskar për filmin “Vajsha e verbër”. Kurse në fillim të karrierës së tij një rol të rëndësishëm luajti dhe “Radio Bullgaria".
Në një nga postimet e tij të fundit, krijuesi i dashur bullgar ka vënë vizatimin e tij të syve të mjekëve që kujdesen për të në repartin e spitalit, me komentin e mëposhtëm:
“Gjëja më e rëndë e kësaj sëmundjeje është se madje nuk mund të shikosh fytyrat e njerëzve, të cilët të kanë shëruar. I shikon vetëm sytë e tyre. Në bazë të tyre mund të gjykosh nëse ata të buzëqeshin, nëse janë të lodhur. Çdo gjë kalon përmes tyre. Në fillim fare nuk mund të orientohesh se kush - kush është. Pas kësaj mësohesh. Ti je një njeri i tërë, një njeri përpara tyre. Kurse ata - ata janë sy të shqetësuar, por plotë dritë, të përmbushur me shumë mirësi dhe kujdes...
Përkulem para këtyre njerëzve, punonjësit e mjekësisë.Shpresoj t'i njoh një ditë në rrugë kur t'i takoj.
Prandaj i pikturova, që të mund t’i mbaj mend.”
Teo Ushev u pranua për mjekim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në fund të vitit, disa ditë pasi kishte njoftuar se kishte marrë një dozë përforcuese.Pavarësisht nga kjo animatori nuk pendohet dhe nuk i vjen keq se është imunizuar. Nga dhoma e tij në spital, ai pikturoi fytyrën e frikës dhe e quajti pikturën e tij:
Fear. A look at the eyes of a neighbour. Sketches from the Covid chamb.
Frikë. Vështrimi i një njeriu të sëmurë. Piktura nga Kovid dhoma.
Animatori i talentuar publikoi një seri prej peizazheve të bukura, të cilat vihen re nga dritarja e kovid-repartit. Në to një vend qendror zë mali i dashur i kryeqytetasve Vitosha. Kjo është një nga pikturat e tij më të reja, ajo është e quajtur Landscapes from the Covid chamb. Sunny winter day at Vitosha mountain.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Teodor Ushev
Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..
Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..
Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..
"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global...