Ndërtimi i një tuneli përmes Grykës Kresna është alternativa më e përshtatshme dhe ekologjike për trasenë e Autostradës “Struma”, tha për BNT Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Ekologjisë Borisllav Sandov. Në zonën e Kresnës, traseja nuk mund të jetë autostradë e vërtetë, por rruga e shpejtë, shtoi Sandov.
Rruga e shpejtë nuk mund të kalojë përmes vetë grykës, sepse kjo do të jetë në kundërshtim me legjislacionin mjedisor. Rruga duhet të kalojë nëpër një trase anashkalimi ose tunel. Ndërtimi i një anashkalimi është më i lirë, por do të gjenerojë më shumë emetime karboni. Kjo është arsyeja pse, sipas Sandovit, është më mirë të ndërtohet një tunel. Opsionet do të diskutohen me Ministrin Rajonal Grozdan Karaxhov.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..