Kryeministri Kirill Petkov është angazhuar para pesë organizatave përfaqësuese të biznesit në Bullgari për kompensime më të larta për konsumatorët jofamiljarë të energjisë elektrike. Dobri Mitev - Kryetari i Dhomës Ekonomike Bullgare dhe Vasill Velev - Kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari u thanë gazetarëve se kompensimi është rënë dakord me një tavan prej 127.82 euro për një megavat orë energji elektrike që nga janari, dhe fondet do të jenë nga fitimet shtesë të kompanive shtetërore të energjisë. Velev kujtoi se kompensimi për tetorin dhe nëntorin ishte 56,24 euro, për dhjetorin do të jetë 65,96 euro. Tavani prej 127.82 euro për tremujorin e parë do të arrihet me një çmim burse prej rreth 265,87 euro. “Domethënë ne shpresojmë të mos e prekim këtë tavan”, vuri në dukje ai.
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor,..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..