Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë të sapo infektuarit me Covid-19 kaluan 7000 raste në ditë

Foto: BGNES

7062 janë rastet e reja me koronavirus për një ditë në vend, një ditë më parë ato ishin 6761. 74 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 18,6% e 37 952 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Omikron ende nuk është lloji dominues në Bullgari dhe zë 10.3% të mostrave të marra.

Numri i të sëmurëve aktivë është rritur me mbi 6000 dhe ka arritur në 140 224 veta. Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 627 pacientë të infektuar. 83.6% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej 5240 pacientë janë shtruar në spital. 580 janë në terapi intensive.

Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 89 persona. 82 prej tyre nuk ishin vaksinuar. 1323 u shëruan.

Të martën janë dhënë 31 986 vaksina. 24 000 prej tyre janë doza përforcuese. 1 950 188 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit, 429 266 persona janë me një dozë të tretë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Revista LIK tregon historinë e 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare

Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..

botuar më 25-02-25 5.51.MD