Bullgaria do të marrë pjesë në Bienalen e Venecias me projektin "Ja ku je" të artistit Mihaill Mihajllov dhe kuratores Irina Batkova. Ata janë përzgjedhur nga 17 kandidatë të tjerë.
Kjo është pjesëmarrja e 10-të e vendit tonë në Bienalen e Venecias dhe do të jetë në hapësirën e ekspozitës Spazio Rava në qendër të Venecias, në Kanalin e Madh pranë urës Rialto. Bienalja është forumi më i vjetër dhe më prestigjioz për artin bashkëkohor dhe do të mbahet nga 23 prilli deri më 27 nëntor.
Mihail Mihajlov jeton në Paris dhe Vjenë, merret me pikturim, performancë dhe instalacione video. Ai ka studiuar arte të bukura në Veliko Tërnovo dhe histori arti në Vjenë. Është fitues i çmimit Drawing Now Paris Art Award (2018) dhe i Bursës Shtetërore Austriake për Artet Pamore (2017).“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...