Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushimorja Pamporovo shënon Ditën Botërore të Borës

Foto: Facebook / @pamporovo.me

Me një festë bore më 15 dhe 16 janar, vendpushimi i skive Pamporovo në malin Rodopa shënon Ditën Botërore të Borës, njoftoi kompania që menaxhon resortin. Festivali i borës në natyrë, DJ set dhe lojëra argëtuese, lotari me çmime janë të përfshira në programin e festivalit dimëror.

Dita Botërore e Borës është një iniciativë e Federatës Ndërkombëtare të Skive dhe synon të ndezë fëmijët në sportet dimërore. Pushimorja malore përfshihet vitin e radhës në këtë fushatë. Të dielën festa e borës vazhdon me lojëra për fëmijë dhe të rritur në natyrë.

Zonat e skiimit Pamporovo dhe Meçi Çall janë në gjendje të shkëlqyer. Mbulesa e borës është 130 cm.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD

Në tunelet e kohës – Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik

I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..

botuar më 25-09-13 10.00.PD
Burimi “Loti i Vashës” – qyteti Hisarja

Pas qendrës balneare Hisarja, edhe Kjustendili do të kërkojë njohje si një pushimore termale evropiane

Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..

botuar më 25-09-10 10.04.PD