Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sinjalet e protestës kundër certifikatave të gjelbra në Sofje

Foto: BGNES

Dje, një turmë e ekzaltuar e udhëhequr nga partia më e vogël parlamentare “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) bëri përpjekje për ta sulmuar godinën e Kuvendit Popullor. Shkaku për tensionin e krijuar ishte certifikata e gjelbër, e cila sipas fjalëve të protestuesve është diskriminuese. Pas disa orësh trazirash situata u qetësua, por një pyetje e rëndësishme mbeti pa përgjigje: Kush ka interes nga përçarja e shoqërisë sonë, e cila ndodhet para kërcënimeve serioze shëndetësore, ekonomike, sociale dhe të politikës së jashtme.

Certifikata e gjelbër nuk do të hiqet, njoftoi më vonë gjatë ditës kryeministri Kirill Petkov, i cili gjithashtu është vendosur në karantinë për shkak të pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, pasi një prej pjesëmarrësve në të dha test pozitiv për Covid-19. Kryeministri shprehu shqetësimin se spitalet nuk do të kenë kapacitet që të kujdesen për numrin e madh të të infektuarve me koronavirus.

Unë e respektoj formën e protestës, sepse kjo është një mënyrë për të shprehur mospajtimin me politikën e dikujt”, tha Kirill Petkov për BNR. – Më vjen keq se ka të lënduar dhe se nuk jam mes njerëzve. Që të premten, kur të mbarojë karantina ime, do të kem mundësinë të flas me përfaqësues të protestuesve. Dhe shpresoj të diskutojmë nëse ata kanë ide për masa më konstruktive në menaxhimin e valës së ardhshme të Covid-it dhe për të rritur vaksinimin, që për mua është mënyra themelore për të kapërcyer krizën që po vjen.”

Ivajllo Kallfin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës, nuk është i befasuar nga ajo që ndodhi para Parlamentit. Por ai ngre pyetjen e rëndësishme se deri ku duhet të shkojnë zgjedhjet personale dhe si protestuesit, kur të mbushen shtretërit në repartet e kujdesit intensiv, do t'u shpjegojnë viktimave se nuk duhet të ketë masa kundër epidemisë.

“Kjo është fizionomia e “Vëzrazhdane” dhe duhet të presim që të ndodhin gjëra të tilla”, tha Ivajllo Kalfin. - Unë nuk e di ndonjë vend tjetër në Evropë, ku protestat kundër Covid-it të udhëhiqen nga një parti dhe ajo madje t'u bëjë thirrje protestuesve për ta sulmuar Parlamentin.”

"Jemi dëshmitarë të përdorimit më të keq të një problemi mjekësor për qëllime politike. Në kontekstin bullgar, është edhe më e frikshme, sepse bëhet fjalë për vdekjen e shumë njerëzve," tha për BNR doc. Hristo Hinkov, udhëheqësi i Qendrës Kombëtare për Shëndetin Publik dhe Analizat.


Është shumë e rrezikshme nëse qeveria ndikohet nga protesta të këtij lloji, tha Evelina Sllavkova nga Qendra Kërkimore “Trend” në analizën e saj pas protestave të djeshme kundër certifikatave të gjelbra, të cilat mblodhën qindra njerëz para ndërtesës së Kuvendit Popullor. “Kushdo që është politikisht analfabet do ta nënvlerësonte praninë e “Vëzrazhdane” në Parlament. Ky do të jetë formacioni politik që do të krijojë tensione, probleme.”

“Këtu kemi një temë, e cila nuk është aspak e parëndësishme, pasi ka të bëjë me shëndetin. Nuk ishin të paktë njerëzit që shkuan në shesh dhe u arrit në përplasje fizike me policinë. Sigurisht që “Vëzrazhdane” e përdor politikisht këtë temë, por nuk kanë mundësi tjetër, sepse ata arritën të hyjnë në Kuvendin Popullor pikërisht falë deklaratave të tyre se janë kundër vaksinimit dhe certifikatave të gjelbra.”

Sllavkova shtoi gjithashtu se njerëzit në Bullgari që nuk besojnë në vaksina nuk janë të paktë.

Dr. Asparuh Iliev, drejtues i një laboratori në Bern dhe ekspert për sigurinë e vaksinave, shprehu dyshime se masat e lirshme në vendin tonë mund të jenë shkaku i vërtetë i pakënaqësisë së madhe. Nga ana tjetër, grumbullimi i shumë njerëzve në një vend kaq të vogël krijon mundësi për infektimin e shumë prej tyre me Omikron, theksoi ai.

Dëgjova sërish fjalët se mjekët po vrasin pacientë në spitale”, shtoi specialisti. – Kjo është e turpshme dhe ka ardhur koha që Prokuroria, e cila vetëm vëzhgon dhe nuk e kryen punën e saj, të marrë masa, akuza të tilla janë të papranueshme. Ne duhet të rritemi një herë e përgjithmonë - të mos sillemi si adoleshentë, të mësojmë të dëgjojmë njerëzit kompetentë dhe jo të dëgjojmë atë që duam.”

Autor: Diana Cankova (në bazë të intervistave të programit “Horizont” të BNR-së)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD