Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpresa e re e patinazhit me shpejtësi lavdëron Bullgarinë në një sërë kampionatesh

Ljubomir Kallçev dhe Evgenija Radanova
Foto: bgolympic.org

Ljubomir Kallçev fitoi medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë në Kampionatin Evropian të Patinazhit me Shpejtësi në Hungari. Trajner i tij është nënkampionia e dyfishtë olimpike Evgenija Radanova. I riu e zbuloi këtë sport olimpik rastësisht kur ishte në klasën e dytë dhe shfaqi dëshirë për të mësuar të bëjë patinazh në akull. Deri atëherë, sportet në akull për të ishin të kufizuara në hokej dhe patinazh artistik. Medaljet e para të kampionatit i fitoi vetëm 3 vjet pasi filloi stërvitjet.

Në tetor 2021, Kallçev fitoi një medalje të artë në kategorinë e të rinjve të Kupës Evropiane të Sfidës së Patinazhit të Shpejtësisë në Pistë të Shkurtra në Poloni. Pak ditë më parë, ai fitoi medaljen e argjendtë dhe të bronzit në Kupën Evropiane të Patinazhit të Shpejtë në Pistë të Shkurtra në kryeqytetin hungarez, Budapest. Ljubomir Kallçev në mars e presin dy sfida serioze - Kampionati Botëror për të Rinj në Poloni dhe Kampionati Botëror për meshkuj dhe femra në Montreal (Kanada).

I urojmë suksese nga zemra!

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stiljana Nikollova

Bullgaria fitoi 16 medalje në Kupën e Sofjes

Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës së Botës të gjimnastikës ritmike këtë javë në kryeqytet. Në finalen me veglat e veçanta në..

botuar më 25-03-31 9.31.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov tashmë është në gjysmëfinale në Miami

Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me 6:7(6), 6:4, 7:6(3) në një ndeshje gati tre orëshe. Për të arritur në paraqitjen e dytë..

botuar më 25-03-27 10.28.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinalen e Masters në Miami

Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..

botuar më 25-03-26 9.18.PD