Shumica e grupeve rome në Bullgari festojnë ditën e Shën Vasilit më 14 janar sipas Kalendarit Julian, i quajtur edhe Bango Vasil (Vasil i Çalë), por festimet zgjasin tri ditë - më 13, 14 dhe 15 janar. Dita e Shën Vasilit njihet si Viti i Ri i Romëve. Festa është veçanërisht solemne në Bullgarinë Perëndimore.
Sot, fëmijët romë nga fshati Tërnene i rajonit të qytetit Pleven janë të ftuar të vizitojnë online ambasadën daneze në Bullgari. Organizator i kësaj ngjarjeje është Qendra për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”.
Festimi i Ditës së Shën Vasilit lidhet me disa legjenda rome për Bango Vasilin, një mbrojtës i romëve, i cili rindërtoi një urë që romët të kalonin mbi të pasi ura u shkatërrua nga Djalli ose Zoti. Kështu ai shpëtoi romët që mbyteshin.
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..