Më 8 shtator 1991, ndarja paqësore e Maqedonisë nga Jugosllavia u zyrtarizua pas një referendumi në të cilin shumica e qytetarëve të republikës votuan për një shtet të pavarur. Më 15 janar 1992, Bullgariau bë shteti i parë në botë që njohu pavarësinë e shtetit të quajtur Republika e Maqedonisë, sipas kushtetutës së saj të parë. Kjo falë këmbënguljes së Presidentit të atëhershëm bullgar Zhelju Zhelev (1990-1997).
Në orët e vona të mbrëmjes seanca e Kuvendit Popullor u ndërpre dhe Kryeministri Filip Dimitrov njoftoi se qeveria ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së katër republikave nga ish-Jugosllavia - Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina. Më 22 shkurt 1999, në Sofje u nënshkrua Deklarata e fqinjësisë së mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë nga kryeministri i atëhershëm Ivan Kostov dhe homologu i tij maqedonas Ljubço Georgievski.Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..