Kryetari i Komisionit kundër Korrupsionit, Sotir Cacarov, ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetim të veprimeve të tij. Për këtë ai iu drejtua Kryeprokurorit Ivan Geshev. Shkaku janë fjalët e Kryeministrit Kirill Petkov se pas vendimit të saj për të revokuar qasjen e Cacarovit tek informacioni i klasifikuar, Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar duhet të vendosë nëse ka arsye për të referuar edhe prokurorinë shtetërore.
Sot në mëngjes, kryetari i Komisionit Kundër Korrupsionit, Sotir Cacarov, ka paraqitur dorëheqjen e vet në Kuvendin Popullor, duke kërkuar që të pushohet nga detyra më 1 mars. Cacarov shprehu synimin e tij për të dhënë dorëheqje që të enjten e kaluar, duke përmendur datën e tërheqjes së tij nga detyra - 1 mars, për të përgatitur dhe paraqitur një raport për aktivitetet e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe përmes tij për të përgënjeshtruar kritikët e tij.Në fund të javës së kaluar (një ditë pas shpalljes së synimit për dorëheqje), u bë e qartë gjithashtu se Cacarov ishte privuar nga qasja në informacione të klasifikuara. Sipas Kryeministrit Kirill Petkov, vendimi është marrë pas një analize të gjatë të besueshmërisë, por sipas Sotir Cacarovit, bëhet fjalë për presion të zgjatur institucional nga vetë Petkovi dhe Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.
Për momentin nuk ka një përgjigje të qartë nëse shefi i Komisionit Kundër Korrupsionit mund të kryejë detyrën pa akses tek informacioni i klasifikuar, madje vetëm deri më 1 mars.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..