Grigor Dimitrov arriti për herë të 11-të në karrierën e tij të kalojë raundin e parë të Australian Open me fitoren ndaj kualifikuesit çek Jiri Lehečka me 3 në 1 sete - 6:4, 4:6, 6:3, 7:5. Raketa e parë bullgare hasi një rezistencë serioze nga tenisti i renditur i 142-të në ranglistën botërore. Dimitrov fitoi për 2 orë e 48 minuta ndaj çekut 20-vjeçar. Kjo ishte ndeshja e parë mes të dyve. Për tenistin çek ndeshja ishte debutim në skemën kryesore të turneut Grand Slam. Kundërshtari i Grigorit në raundin e dytë do të jetë i 56-ti në renditjen botërore francezi Benoit Paire.
Viktorija Tomova përfundoi pjesëmarrjen e saj në Melburn. Kjo ndodhi që në raundin e parë të Australian Open pasi humbi me 3:6, 3:6 nga francezja Alize Cornet.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..