Nuk ka asnjë arsye në nivel kombëtar për të përsëritur gabimin e vitit 2021 dhe për të mbyllur shkollat ku askush nuk është i sëmurë. Do të propozoj bashkimin e ditëve pas përfundimit të dymujorit të parë shkollor, duke i shpallur ato joshkollore. Kështu nga data 31.01 deri më 06.02 do të ketë pushim prej 9 ditësh jashtëshkollore, paralajmëroi Ministri i Arsimit, Akademik Nikollaj Denkov. 3.6 për qind e mësuesve dhe 2.58 për qind e fëmijëve janë në karantinë. Nuk kemi vlera mesatare të larta në vend, shpjegoi ministri. Masat për kompensimin e boshllëqeve të akumuluara në aktivitetet arsimore janë të mundshme pasi do të kalojë vala pandemike e variantit Omikron, tha Denkov.
Ministri tha se kërkoi që pagat e mësuesve të rriten me të paktën 25 për qind mbi mesataren kombëtare.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..