Sindikata e Infermiereve Bullgare insiston për reforma urgjente në kujdesin shëndetësor bullgar, pasi gjendja e tij është shkaku për shkallën e lartë të vdekshmërisë në vend. Problemet më urgjente janë mungesa e personelit, mosrespektimi i standardeve të punës dhe mungesa e një marrëveshjeje kolektive të punës në shumicën e objekteve shëndetësore. Mungesa e punonjësve të rinj kompensohet nga infermierët e moshës së pensionit që punojnë pa pushim për 24, ose 36 orë, tha për BNR Dimitria Dimitrova nga Unioni i Infermiereve Bullgare. “Popullsinë në plakje, sëmundjet e shumta kronike dhe pamundësia e njerëzve të mjekohen, sepse nuk kanë para, gjithashtu janë shkaku për vdekshmërinë e lartë”, tha ajo.
Sindikata këmbëngul për një reagim urgjent nga Kuvendi Popullor dhe Ministria e Shëndetësisë. Në rast të kundërt do të ketë protesta.Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe Teknike për Transport dhe specialist i rrugëve, ka treguar se për vitin aktual janë ndarë rreth 600..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..