Këshilltarja e Kryeministrit Kirill Petkov për çështjet e pandemisë Covid, Prof. Radka Argirova, do të koordinojë grupin e punës, i cili me ekspertë të partisë “Vëzrazhdane” do të diskutojë për nevojën e ruajtjes së “Certifikatës së Gjelbër” dhe masave kufizuese. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Kostadin Kostadinov. Marrëveshja për formimin e grupit të punës ishte arritur me Kryeministrin Kirill Petkov në një takim të premten pas protestës së "Vëzrazhdane" kundër certifikatave dhe kufizimeve kundër Covid. Grupi do të shpallë qëndrimin e vet më 2 shkurt.
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...
Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..