Ndërtimi i një zone etnografike bullgare filloi në fillim të vitit në Qendrën për Kulturë dhe Pushime të Komunës së Bollgradit / Bollgradi në Ukrainë konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i bullgarëve të Besarabisë. Banorët dhe mysafirët e qytetit do të mund të zhyten në jetën dhe traditat e bashkatdhetarëve tanë në Besarabi, si dhe të kombësive të tjera që jetojnë në këtë zonë për gati dy shekuj. Me ndihmën e banorëve të zonës tashmë janë mbledhur shumë objekte antike, të cilat ruajnë frymën e kohës. Midis tyre janë qilima të punuar me dorë, velenxa, peshqirë, batanije dhe sende shtëpiake, të përdorura në mënyrë aktive një shekull më parë. Së shpejti do të ketë një kënd me aksesorë nga jeta e sotme e vendasve. Zona e sapokrijuar etnografike do të shërbejë edhe si vend ku do të mbahen evente dhe festivale të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur për BTA Svetllana Dragneva – kryeredaktore e gazetës “Bullgarët: dje, sot, nesër”, me seli në Odesë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPër vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë,..