Pas shumë debatave në vazhdim të mbi 2 orësh, Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht projektligjin për zbatimin e buxhetit për vitin e kaluar 2021 deri më 31 mars. Kështu, paga minimale për tre muajt e parë mbetet 650 leva (325 euro) dhe ruhet përmasa e të ardhurave minimale аге пьняспьве të sigurimeve shoqërore, si dhe shumat e kontributeve të sigurimit. Ministritë dhe agjencitë do të kenë mundësi në tre muajt e parë të vitit 2022 të angazhohen me pagesa dhe detyrime, por jo më shumë se 25% prej shumës vjetore të përcaktuar në vitin 2021. Këshilli i Ministrave mund të rrisë shumat maksimale të pagesave për shpenzimet e lidhura me masat për përballimin e efekteve të Covid-19, për kompensimin e çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe gazit natyror dhe në zbatim të projekteve për investime, të miratuara nga Kuvendi Popullor.
GERB nuk falsifikon kurrë gjërat, vrima në buxhet është qartë çfarë i detyrohet. Le të përulemi pak dhe të mos përpiqemi t'ua kalojmë përgjegjësinë njerëzve të tjerë. Me këto fjalë ministrja e financave Temenuzhka Petkova iu drejtua deputetëve të..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..