Hetojnë murgj në Aton për predikime kundër vaksinave
Prokuroria në Selanik heton murgj në Malin e Shenjtë për shkak të agjitimit kundër vaksinimit kundër Covid-19, transmetoi korrespondentja e BNR-së në Greqi Katja Peeva. Ata predikuan, se “koronavirusi është një grip i zakonshëm dhe se vaksinimi është një gjynah”. Për shkak të ndikimit të fortë të kishës në pjesën veriore të vendit të vaksinuarit janë më pak, gjë që çon në nivele të larta të të infektuarve, të të shtruarve në spitale dhe të të vdekurve, evidentojnë autoritetet. Të paktën 40 murgj nga 1800 gjithsej në Malin e Shenjtë vdiqën si rezultat i koronavirusit. Afro 1000 u sëmurën, ndërsa vetëm 500 janë të vaksinuar, shkruan gazeta greke„TA NEA“. Në Aton ka 400 murgj nga Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Rusia, të cilët refuzojnë kategorikisht të vaksinohen.
Në Rumani rishikuan më se 2 milion fatura për korrent dhe gaz
Kryeministri rumun Nikollae Çuka kërkoi që kompanitë energjetike të rillogarisin të gjitha faturat për rrymën elektrike dhe për gazin, transmetoi BTA. “Pash familje me të ardhura të ulëta, institucione, përfaqësues të feve, qendrave sociale me fatura shumë të larta. Insistoj që problemet të zgjidhen ashtu që të dëmtuarit të marrin fatura të reja për nëntorin, dhjetorin dhe janarin dhe gabimet të korrigjohen” – deklaroi kryeministri në një takim me shoqatat energjetike. Një inspektim i autoriteteve korrigjoi më se 2 milion fatura. U imponuan gjoba për përgatitjen jo të drejtë. Që nga 1 shkurti vendosen kufizime mbi çmimet e energjisë për konsumatorët e fundit familjarë dhe industrialë në vend. Buxheti shtetëror do të subvencionojë diferencat e çmimeve me 600 milion euro.
Moldavia shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krizës energjetike
Parlamenti i Moldavisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë pasi nga data 21 janari “Gazpromi” i Rusisë ndërpreu furnizimet e gazit për shkak të porosive të papaguara. Zëvendëskryeministri Andrej Spinu tha, se vendi mund të paguajë 38 milion dollarë nga 63 milion dollarët gjithsej që duhet të paguhen. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme autoriteteve u dhanë kompetenca të reja për t’u marrë me krizën dhe për të përdorur paratë e buxhetit për të paguar karburantin. Si rezultat “Moldovagaz” njoftoi se e gjithë shuma për muajin janar iu shlye “Gazpromit”. Që nga 1 nëntori 2021 Moldavia dhe “Gazprom” kanë një marrëveshje 5-vjeçare sipas së cilës pagesat për vëllimet e furnizuara bëhen paraprakisht deri në datën 20 të çdo muaji.
Kroacia shkretohet demografikisht
Instituti Shtetëror i Statistikave i Kroacisë lajmëroi të dhënat e para nga regjistrimi i popullsisë. Për 10 vitet e fundit popullsia u ul me 396 360 ose mbi 9.2 për qind. Në vitin 2011, kishte 4 284 889 njerëz në Kroaci, por tani ka 3 888 529 - popullsia më e vogël që nga viti 1948. Për shkak të krizës ekonomike, gjetjes së vështirë të punës dhe mungesës së perspektivës të rinjtë e braktisin vendin, shkruan gazeta „Jutarnji list”. “Nga ana tjetër vijnë gjithnjë e më shumë emigrantë, sidomos nga vendet e ish Jugosllavisë. Ata u tërhoqën nga pamjaftueshmëria e krahut të punës sidomos në ndërtim dhe në turizëm”, thekson demografi Ivan Çipin.
Turqia dëshiron të ndërmjetësojë për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës
Turqia është për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve midis Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi Presidenti Rexhep Erdogan në lidhje me tensionin në rritje midis Moskës dhe Kievit. “Ne nuk e konsiderojmë të drejtë zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës. Si një vend që ka marrëdhënie të mira me të dyja shtetet, jemi të hidhëruar nga atmosfera e luftës e krijuar në rajon”, tha lideri turk në një konferencë për shtypin në Ankara. “Turqia dëshiron që në rajon të mbretërojë paqe dhe të mos ketë procese negative”, theksoi Erdogan. Ai shtoi, se pret në kohë të afërt të organizojë një takim midis Presidentit Rus Vlladimir Putin dhe liderit ukrainas Vollodimir Zellenski. Erdogan ripohoi, se vizita e tij e shpallur paraprakisht në Ukrainë do të realizohet në fillim të shkurtit, njoftoi Anadolu agency.
Në një referendum, serbët miratuan reformën kushtetuese gjyqësore
Qytetarët serbë mbështetën amendamentet kushtetuese në drejtësi. Në një referendum të 16 janarit, më shumë se 60 për qind miratuan reformën. Sipas Presidentit Aleksandër Vuçiç aktiviteti zgjedhor në referendum ishte përreth 30 për qind. Sipas ndryshimeve të votuara, gjyqtarët nuk do të zgjidhen më nga parlamenti, por nga një Këshill i Lartë i Gjyqtarëve prej 11 anëtarësh. Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Drejtësisë nuk do të marrin më pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve. Hiqet periudha e provës trevjeçare për magjistratët.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, EPA/BGNES
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..