Me rastin e këmbënguljes së Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, Kryeministri Kirill Petkov bëri një deklaratë zyrtare në Kuvendin Popullor. Sipas Petkovit, si shtet anëtar i NATO-s, Bullgaria vendos vetë se çfarë politike të ndjekë. Kryeministri vuri në dukje se Traktati i Uashingtonit nuk parashikon një kategori të dytë të shteteve anëtare për të cilat mbrojtja kolektive duhet të zbatohet në mënyrë selektive dhe i bëri thirrje Federatës Ruse të mbetet e angazhuar në një dialog konstruktiv për uljen e tensioneve dhe zbatimin me përpikëri të angazhimeve ligjore ndërkombëtare.
Seanca dëgjimore e Kryeministrit në Kuvend ishte kërkuar si garanci në fushën e sigurisë nga opozita GERB - SDS, sipas së cilës kërkesa e Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania përbën rrezik për sigurinë e vendit. Nga tribuna e Parlamentit, nënkryetari i GERB-it, Daniell Mitov, kërkoi që Presidenti të thërrasë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare për këtë temë.
Partnerët e koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” e cilësuan reagimin e Kryeministrit si me kohë dhe pro anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.
Partia “Vëzrazhdane” bëri thirrje që të mos lejohen ndërhyrje të huaja në politikën e vendit dhe dënoi vendosjen e bazave amerikane në territorin bullgar.Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga..
Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..
63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..