Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën sot detyrën për mandatin e tyre të dytë, me një ceremoni zyrtare në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”. Tradicionalisht, që nga viti 1997, kur Presidenti Petër Stojanov mori detyrën, kjo datë, 22 janar, është caktuar për inaugurimin e Presidentit të ri bullgar.
Në fjalimin në ceremoninë e sotme Presidenti Rumen Radev tha se do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin, ligjin, sigurinë dhe drejtësinë e vendit. Sipas Radevit, ndryshimi aktual politik është vetëm hapi i parë dhe shumë sfida të tjera janë përpara. Ai kujtoi se nuk janë shumë shtetet që kanë ruajtur besimin dhe gjuhën e tyre ndër shekuj dhe nëse Bullgaria ia ka dalë, kjo është falë unitetit të shpatës, shpirtit dhe fjalës.
“Jam i bindur se ne mund t'i arrijmë qëllimet tona vetëm nëse shoqëria mbetet e bashkuar në vullnetin e saj për ndryshim dhe progres real. Besoj se shpirti i shtetit tonë mijëravjeçar është i gjallë në Bullgari dhe se kjo do të na frymëzojë dhe do të na ndihmojë në rrugën tonë përpara”, tha Radev dhe theksoi se ai do të vazhdojë të jetë President i të gjithë qytetarëve bullgarë, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, etnike dhe fetare dhe të mbrojë të drejtat, interesat dhe dinjitetin e popullit të vet.
“Besoj se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të lirë, demokratik, të begatë dhe modern. Rroftë Bullgaria!”, tha në përfundim Kreu i Shtetit.
Më 19 janar, Presidenti Radev dhe Nënpresidentja Jotova u betuan për mandatin e dytë në një ceremoni solemne në Parlament.
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..