“Kthimi në normalitet” është në fokus të Ekspozitës Turistike Ndërkombëtare “Pushime dhe SPA Expo”, e cila do të mbahet në datat 24 dhe 25 shkurt 2022 në “Inter Expo Center” të kryeqytetit. Ministria e Turizmit ende pranon aplikime për pjesëmarrjen nga shoqatat turistike, organizatat e degëve dhe administratat komunale. Ministri i Turizmit Hristo Prodanov do ta hapë veprimtarinë dhe do të prezantojë temat kryesore mbi të cilat do të punojë departamenti i tij - ndër to janë tërheqja e turistëve të rinj, mungesa e stafit, stimulimi i turizmit vendor. Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë bashkimi i industrisë.
Si çdo vit, pritet një interes i madh ndërkombëtar. Të pranishëm do të jenë përfaqësues të kompanive, organizatave dhe ekspertëve nga Greqia, Turqia, Britania e Madhe, Spanja, Finlanda, India, Peruja.
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..