Radioja Kombëtare Bullgare feston sot përvjetorin e vet të 87. Tradicionalisht në Ditën e Radios – 25 janar do të shpallen fituesit e çmimit “Sirak Skitnik”. Çmimi vjetor i Radios Kombëtare Bullgare u krijua në vitin 2001 dhe jepet për kontributin në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media publike. Çmimi mban emrin e drejtorit të parë të medias Sirak Skitnik - një artist i talentuar, kritik, poet, figurë publike.
Podkasti i përditshëm "Bullgaria sot", të cilin Radio Bullgaria e ofron në faqen e saj në 9 gjuhë, u nominua për çmimin për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare.
Podkasti "Bullgaria sot" është një produkt unik në hapësirën digjitale jo vetëm për shkak të shumëllojshmërisë së gjuhëve të përdorura, por edhe për shkak të përmbajtjes së tij - lajme, muzikë, tema të ndryshmenga dhe për Bullgarinë, të cilat paraqitin të gjitha sferat e jetës në vendin tonë - politikë, ekonomi, kulturë, sport, folklor, tradita, histori, turizëm etj. Një ekip reporterësh dhe redaktorësh të talentuar po punon për krijimin e tij, duke përzgjedhur temat më aktuale dhe më interesante që i përkasin Bullgarisë, duke i përshtatur ato për audiencën e huaj dhe duke prezantuar një produkt me cilësi të lartë që plotëson standardet më të larta profesionale të objektivitetit dhe besueshmërisë së informacionit.
Nominimet e tjera për “Sirak Skitnik” janë të programit “Horizont” të BNR-së, për paraqitjen e zgjedhjeve 2021dhe të pandemisë Covid-19. E nominuara në këtë kategori është edhe Galja Trajanova - kryeproducente dhe drejtoreshë në detyrë e Drejtorisë së Shtëpisë Muzikore të BNR-së, e cila për fat të keq tashmë nuk është midis nesh. Në saje të dashurisë dhe përkushtimit të saj të madh ndaj ansambleve muzikore të Radios u realizuan me sukses qindra koncerte dhe incizime.
Këtë vit, në shkurt, programi shumëgjuhësh i radios sonë mbush 86 vjet. Krijimi i një produkti gazetaresk me cilësi të lartë me tekst, zë dhe fotografi me informacione për dhe nga Bullgaria në dhjetë gjuhë /bullgarisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, frëngjisht, spanjisht, turqisht, greqisht, serbisht, shqip /, e bën Radio Bullgarinë pa analog në vendin tonë. Dëshmi për këtë janë edhe nominimet për çmimet vjetore të medias. Veneta Nikollova, autore e disa prej botimeve më të lexuara të Radio Bullgarisë për turizmin, inovacionet, zbulimet unike arkeologjike dhe fatet njerëzore, është ndër dhjetë të nominuarit për çmimin e sivjetshëm individual për gazetari.
Veneta ka një prirje të veçantë për të eksploruar vende pak të njohura dhe fenomene kurioze, të cilat ajo i përshkruan në reportazhet e saj audio dhe video në faqet tona.
12 janë nominimet për çmimin kolektiv “Sirak Skitnik” për transmetim radiofonik, multimedial apo projekt muzikor të Radios Kombëtare Bullgare. Njëri prej tyre është për produksionin "Atdheu jashtë vendit", në të cilin Radio Bullgaria ka një kontribut të rëndësishëm. Është një rubrikë dhe podkast i përbashkët i Programit Horizont dhe Radio Bullgarisë, i krijuar si një forum publik për takime me përfaqësues të komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe me të huaj që kanë zgjedhur Bullgarinë si shtëpinë e tyre të përkohshme ose të përhershme.
Cilët do të jenë fituesit e çmimeve "Sirak Skitnik" do të bëhet e ditur në një ceremoni solemne sonte në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Më shumë hollësi për fillimin e transmetimit radiofonik në Bullgari do të mësoni nga botimi "Muzeu për Historinë e Radios tregon..." nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Në ceremoninë në Studion e Parë të BNR-së do të jetë e pranishme edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju tregojmë për shoqatën e re bullgare të hapur në Shqipëri “Shoqata për identitet bullgar” me kryetar Besim Muça. Në rubrikën Kënga e ditës do të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kulturë do t’ju tregojmë për ceremoninë e ndarjes së çmimit “Bullgarja e vitit - 2023” të organizuar nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në rubrikën..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju flasim për Shën Patriarkun Evtimij të cilin e nderojmë më 22 tetor si mbrojtës të mbarë popullit bullgar. Në minutat për muzikë do të dëgjoni një ekzekutim..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..