Programi i përditshëm “Bulgaria Sot” të Radio Bullgarisë, i cili transmetohet në nëntë gjuhë, u dallua me çmimin e madh për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare. Çmimi vjetor “Sirak Skitnik” në emër të Drejtorit të parë të Radio Sofjes jepet që nga viti 2001 për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media publike.
“Për më shumë se 85 vjet ne formojmë imazhin e Bullgarisë në mbarë botën, duke komunikuar me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe duke u përpjekur të promovojmë anë e mbanë botës kulturën dhe frymën bullgare në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasimir Martinov, Kryeredaktor i Radio Bullgaria pas dorëzimit të çmimit. Ai theksoi se në Radio Bullgarinë punojnë disa nga gazetarët më të mirë dhe specialistët e gjuhëve të huaja me kualifikim të lartë.
Në ceremoninë në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, Drejtori i Përgjithshëm Milen Mitev tha se viti i kaluar ishte i mbushur me sfida. “Sot jam optimist për të ardhmen e BNR-së, pasi shoh që ka ende njerëz që punojnë jo për një rrogë, por për një kauzë, shoh që ka shumë duar të shtrira që e mbështesin këtë kauzë”, shtoi ai.
Çmimi individual për gazetari radiofonike iu dha gazetares Lilia Goleminova nga Radio Sofja, kurse çmimin kolektiv e fitoi seria e programeve “Historia e artit për fëmijë” të Programit “Hristo Botev”. Radio Bullgaria mori pjesë në këto dy kategori me nominime – të gazetares Veneta Nikolova dhe të rubrikës dhe podkastit të përbashkët me Programin “Horizonti” - “Atdheu jashtë vendit”.
Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve u nderua nga të ftuar të shumtë, ndër të cilët edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila dorëzoi një nga çmimet.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Politikë” do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi fushatën e radhës zgjedhore në Bullgari. Në “Këngën e Ditës” ju ofrojmë një interpretim të këngëtares Geri Turijska...
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Unë dhe ti” nga grupi i njohur bullgar “D2”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:33 - Lajme 14:24 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Më mungon” nga grupi i dashur bullgar “Signall”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:37 - Lajme 12:25- Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 4 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Shoqëri”, do t’ju sjellim intervistën me Doc. Spas Tashev për..