Gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, Kryeministri Kirill Petkov vuri në dukje se ulja e tensioneve është një përparësi kryesore për qeverinë bullgare. Kërkesa për të dëgjuar Kryeministrin dhe ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes po ndodh në një kohë të konfrontimit në rritje mes NATO-s dhe Rusisë. “Që në fillim kemi deklaruar se do të jemi një aleat konstruktiv në NATO, një anëtar i BE-së dhe qëndrimi ynë është shprehur qartë - Bullgaria është dhe do të jetë një aleat i përgjegjshëm me një pozicion të parashikueshëm”, tha kryeministri.
Më herët sot Këshilli i Ministrave vendosi t'i japë përparësi strategjisë bullgare për uljen e tensioneve ndërmjet NATO-s dhe Federatës Ruse, si dhe të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për zgjidhjen e këtij konflikti përmes kanaleve diplomatike, njofton BTA. Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, në të cilën u dëgjua raporti i Ministrit të Mbrojtjes për situatën NATO-Rusi, Kryeministri Kirill Petkov njoftoi se strategjia bullgare e mbrojtjes do të bazohet në ushtrinë bullgare dhe në rimëkëmbjen e saj financiare. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev, do të investohen mjete financiare në ndërtimin e një grupi luftarak batalioni si detyrë prioritare e aftësive mbrojtëse brenda NATO-s.
Në seancën dëgjimore në Parlament Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska theksoi se Bullgaria e formon qëndrimin e saj në bazë të legjislacionit kombëtar, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe të aleatëve të saj.Sipas Ministres Gençovska, pavarësisht nga masat shtesë që do të ndërmerren, duke përfshirë edhe ato ushtarake, duhet të jetë mjaft e qartë se ato kanë karakter mbrojtës dhe nuk kanë për qëllim përshkallëzimin e tensionit.
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..
Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit..
Rritet numri i personave me probleme me veshkat, njoftoi në Ditën e sotme Botërore të Veshkave prof. Biser Borisov, shef i Klinikës së Nefrologjisë në Spitalin Universitar "Dr.Georgi Stranski" në Pleven. Sipas tij, sëmundjet kronike të veshkave prekin..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..