Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev kërkoi nga eurodeputetët intensifikimin e dialogut me institucionet evropiane dhe monitorimin më të rreptë. Duke folur para grupit LIBE të Parlamentit Evropian, i cili monitoron demokracinë dhe shtetin e së drejtës, Geshev tha se në muajt e fundit përparimi i Bullgarisë në drejtësi është fshirë.
Ai theksoi se në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, prokurorët konstatuan “anashkalim të ligjit”. Ministria e Brendshme po përpiqet të kapë kompetencat e pushtetit gjyqësor. Për shkak të luftës mes institucioneve, Bullgaria kthehet drejt krimit që nga vitet 90-të. Reformat e planifikuara gjyqësore nuk do të përmirësojnë drejtësinë, por ndjekin qëllime politike për mbajtjen e posteve dhe kontrollin mbi magjistratët, paralajmëroi Geshev.
Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë. Aktualisht, pothuajse nuk ka nxënës bullgar që të mos përdorë ChatGPT kur përgatit detyrat e shtëpisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..