Stefan Stambollov është një nga të paktët politikanë bullgarë i cili për një periudhë të shkurtër kohore arriti të paarritshmen brenda jetës së shkurtër njerëzore. Një revolucionar, poet, i evoluar në një politikan dhe reformator, ai është një nga ndërtuesit e shquar të Bullgarisë moderne.
Stefan Stambollov lindi më 31 janar (12 shkurt sipas stilit të ri) të vitit 1854 në Tërnovo, në një familje me gjithsej 10 fëmijë. Ai u dërgua për të studiuar në Seminarin Teologjik në Odesë. Por në vend të lutjeve, ai u dha pas anarkizmit. Stefan Stambollov u bashkua me Lëvizjen për Krijimin e Kishës së Pavarur Bullgare dhe u përjashtua nga Seminari i Odesës.
Ai u bashkua me Shoqërinë Bamirëse Qendrore Bullgare, e cila mori pjesë aktive në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke nga 1877-78.
Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, i cili rishikoi rezultatet e luftës dhe ndau territorin bullgar të çliruar nga sundimi osman, Stambollov ishte ndër themeluesit e Komiteteve “Unitetit” për bashkimin e tokave bullgare.
Ai ishte një nga mbrojtësit më të zellshëm të Bashkimit që nga viti 1885. Si kryetar i Kuvendit Popullor, Stambollov kundërshtoi fuqishëm grushtin e shtetit pro-rus që rrëzoi Princin Aleksandër Batenberg. Në 1886 ai u emërua në këshillin regjent të Principatës së re.
Vetëm 25 vjeç Batenberg hyri në ujërat e thella të politikës për të hedhur themelet e shtetit bullgare. Më shumë fakte interesante për personalitetin dhe veprën e burrështetit të madh bullgar mund të mësoni nga botimi “Stefan Stambollov – burri i shtetit, i cili e modernizoi Bullgarinë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Griorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..