Kryeministri Kirill Petkov u takua me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Biseda ishte me iniciativën e Ambasadores së Francës në Bullgari Florence Robin, vendi i së cilës mban presidencën e BE-së. Këtë e njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Ndër temat e diskutuara ishin lufta kundër korrupsionit dhe reforma në sistemin gjyqësor bullgar, si dhe tensioni rreth Ukrainës. Kryeministri bullgar theksoi se përpjekjet diplomatike për uljen e tensionit duhet të vazhdojnë, por ka gatishmëri gjithashtu edhe në rast skenari të pafavorshëm.
Petkov i informoi diplomatët edhe për zhvillimet e reja në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe i njohu ata me rezultatet e bisedimeve, duke thënë se shpreson në mbështetjen e familjes evropiane.
Ky ishte takimi i parë i kryeministrit me ambasadorët evropianë dhe synimet janë që këto bisedime të zhvillohen rregullisht, bën të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë.
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..