Për përgatitjen, miratimin dhe zbatimin e të ashtuquajturit Protokoll “Covid-19” për shërbimin e turistëve të huaj në territorin e Bullgarisë, këmbëngul Dhoma Turistike Rajonale e Burgasit. Ky protokoll duhet të vendosë rregulla të qarta në punën e operatorëve turistikë, hotelierëve, transportuesve dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë në kontekstin e pandemisë Covid-19, njoftoi BNR Burgas.
Industria mbështet projektligjin për rivendosjen e ndihmës shtetërore për operatorët turistikë prej 35 euro për një vend për fluturime çarter me një kapacitet prej të paktën 100 vendesh.
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..
Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..