Më 2 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare kremton Paraqitjen e Zotit Tonë në Tempull. Kjo është një nga 12 festat e mëdha të krishtere gjatë vitit dhe një nga katër festat kushtuara Nënës së Zotit. Përkujtohet pritja e Jezusit të mitur në tempull, të përshkruar nga ungjilltari Luka, nga i drejti Simeon në ditën kur ai mbush 40 ditë nga ditëlindja.
Që nga kohët e lashta ekziston zakon që në ditën e 40-të pas lindjes fëmijët të sillen në tempullin e Zotit për bekim dhe nënave t’u lexohet një lutje pastrimi.
Sipas besimeve popullore më 2 shkurt është Dita e Gjelit. Në të festohet shpëtimi, mbijetesa dhe ruajtja e forcës mashkullore.
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..