1479 leva (756 euro) ishte paga e nevojshme për mirëmbajtjen e një punonjësi në fund të vitit 2021, sipas Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari.
Shuma u rrit me 130 leva (66 euro) krahasuar me vitin 2020. Gati 2/3 e të punësuarve në vend kanë të ardhura nën pagën e mirëmbajtjes.
Dy të rritur dhe një fëmijë deri në 14 vjeç kanë nevojë për të ardhura mujore neto prej 2066 leva (1056 euro). Rritja për një vit është me 180 leva (92 euro). Për një vit çmimet e ushqimeve u rritën me 9.8 për qind.
Paga minimale e humbi fuqinë blerëse në vitin 2021, por nuk do ta rikthejë edhe me buxhetin e ri të shtetit, tha drejtori i institutit Ljubosllav Kostov.
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) e uli përsëri normën bazë të interesit në vend. Që nga 1 maji, do të jetë tashmë 2.24 për qind. Rënia krahasuar me prillin është 0.15%, kur ishte 2.39 për qind. Ky është muaji i tetë radhazi i një uljeje të normës së..
Përgatitjet për migrimin e pagesave me karta nga leva në euro dhe aderimi përkatës i sistemit të pagesave me karta BORICA në TARGET deri në fund të vitit janë në një fazë të avancuar, tha për BTA-në zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare..
Rreth 4 miliardë borxhi në euro u mor nga tregjet ndërkombëtare me dy emetime, konfirmuan analistët e tregut për Radion Kombëtare Bullgare. Obligacionet janë për 9 dhe 13 vjet. Kjo është hyrja e parë e Bullgarisë në tregun e jashtëm këtë vit...