Kanë kaluar 25 vjet nga një nga datat më të paharrueshme në jetën politike bullgare - 4 shkurt 1997. Protestat masive për shkak të dështimit të qeverisë për të përballuar një sërë krizash e detyruan Kryeministrin Zhan Videnov të japë dorëheqjen në fund të vitit 1996. Pushteti kaloi në duart të Presidentit Zheljo Zhelev pak ditë para se t'ia dorëzonte postin pasuesit të tij Petër Stojanov, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ mori mandat për të formuar një qeveri. Mirëpo, Presidenti Zhelev refuzoi t'ia dorëzonte atë kandidatit të tyre për Kryeministër, Nikollaj Dobrev. Kjo situatë e vuri Presidentin e ardhshëm para një detyre të vështirë.
Stojanov vazhdoi t’i zbatojë detyrimet e veta sipas Kushtetutës, por në fjalimin e parë u bëri thirrje socialistëve që ta kthejnë mandatin të parealizuar. BSP e respektoi këtë kërkesë të Presidentit dhe Dobrev e ktheu mandatin. Presidenti emëroi një qeveri të përkohshme të kryesuar nga Stefan Sofianski, e cila zbuloi shkallën e katastrofës ekonomike, mbrojti monedhën kombëtare, duke arritur marrëveshje për krijimin e një Bordi Monetar dhe aplikoi për anëtarësimin e Bullgarisë në NATO. Dhe e gjithë kjo vetëm pak muaj para zgjedhjeve të prillit të atij viti, të fituara me shumicë absolute nga Forcat e Bashkuara Demokratike.Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..
Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i arkeologut Prof. Dr. Kazimir Popkonstantinov. Autenticiteti i zbulimit në mbetjet e manastirit mesjetar të..
Shumë qytetarë përfituan nga mundësia për të parë Dorëshkrimin Eninski dhe Triodin e Argirovit, të cilat u ekspozuan sot, më 20 janar, për dy orë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ngjarja u zhvillua me rastin e 1170 vjetorit të..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit...