Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata e Lartë Administrative shpalli të pavlefshme disa nga sanksionet sipas ligjit “Magnitski”

Foto: BGNES

Pjesë të listës bullgare të kompanive të sanksionuara sipas ligjit global të SHBA "Magnitski" janë të pavlefshme, vendosi Gjykata e Lartë Administrative. Arsyeja është se nuk ka asnjë ligj bullgar për sanksionet që rrjedhin nga ligji amerikan dhe se një vendim nga një autoritet i një vendi të tretë nuk mund njihet në territorin e BE-së.

Dy çështjet administrative u ngritën pas ankesave të Irena Krëstevës, nëna e deputetit të sanksionuar nga Magnitski, Deljan Peevski, dhe të “Internews 98”, me partnerët Elena Dineva, gruaja e biznesmenit të arratisur në Dubaj, Vasill Bozhkov, dhe “Nove Internal”. Gjykata e Lartë Administrative ka iniciuar gjithsej 62 procese për shkak të ankesave të personave të prekur nga masat sipas ligjit “Magnitski”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 prillin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..

botuar më 25-04-22 7.35.MD

KE-ja do të shqyrtojë ndryshimet e kërkuara nga Bullgaria në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...

botuar më 25-04-22 6.51.MD
Ministri Gucanov

Pagat në sektorin buxhetor nuk mund të rriten më shumë se 5%

Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..

botuar më 25-04-22 6.06.MD